Vllaznia e Skënderbeu fitojnë Kupën e Shqipërisë

Atletika

Vllaznia e Skënderbeu fitojnë Kupën e Shqipërisë

Më: 11 maj 2022 Në ora: 12:41
Vllaznia e Skënderbeu fitojnë Kupën e Shqipërisë

Në pistën e statiumit “Loro Boriçi” në Shkodër u zhvillua Kupa e Shqipërisë në atletikë, event që rikthehej në qytetin verior pas 30 vitesh. Në përfundim të këtij eventi të organizuar nga Federata e Atletikës triumfuan skuadrat e Vllaznisë për meshkuj e Skënderbeut për femra.

E veçanta e këtij eventi është se për skuadrën e Elbasanit garuan edhe sportistët ukrainas që ndodhen në vendin tonë, qytet ku ata jetojnë e stërviten prej një muaji. Për sa i përket garave, u vendos një rekord i ri kombëtar në 5000 metra për femra nga atletja Luiza Gega.

Gega dha kohën 15’22”18, duke përmirësuar ndjeshëm kohën e mëparshme, vendosur tri vite më parë në Shkup (15’36”62), që mbahej po prej saj. Edhe atleti i Vllaznisë, Franko Burraj iu afrua shumë rekordit të garës së 200 metrave, ku nuk ia doli mbanë për dy të qindtat.

Nuk zhgënjeu as atleti Izmir Smajlaj, fitues në garën e kërcimit së gjati me 7.87 metra. Në renditjen e përgjithshme ekipore, për meshkuj fitoi Vllaznia (suksesi i 14-të radhazi), që grumbulloi 184 pikë, duke pas Skënderbeun. Gjithsesi, korçarët triumfuan me femrat, duke lënë pas Tiranën, me vetëm 5 pikë më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat