Agron Muçaku kryetrajner i ri i KA Burimit

Atletika

Agron Muçaku kryetrajner i ri i KA Burimit

Nga: K.G. Më: 4 gusht 2022 Në ora: 21:39
Agron Muçaku kryetrajner i ri i KA Burimit

Agron Muçaku është emëruar kryetrajner i ri i klubit të atletikës “Burimi” nga Istogu.

 Muçaku, ish atlet, do të mundohet me përvojën e tij, të ndërtojë një ekip sa më të mirë.

“Kryesia e Klubit të Atletikës ‘Burimi’ në Istog sot më zgjodhën trajner zyrtar të këtij klubi. Me këtë rast e falënderojë të gjithë kryesinë për besimin e dhënë në ketë detyrë.

Vlen të theksojmë që kryesia nuk ka kurrfarë obligimi material për punën që do ta bëjmë së bashku. KA. Burimi është klub i ri dhe do t’i ndihmojmë në të gjitha aspektet derisa të stabilizohet me kuadrot e veta”, njofton Muçaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat