Granit Ahmeti: Synoj normë për garat olimpike

Atletika

Granit Ahmeti: Synoj normë për garat olimpike

Nga: Kemajl Goca Më: 6 gusht 2022 Në ora: 12:24
Granit Ahmeti

Atletika në vitet e fundit po shënon rezultate të lakmueshme në garat ndërkombëtare sidomos me kategoritë e reja, siç është në disiplinën teknike kampioni i Evropës U-20 në hedhje të gjylës, Muhamet Ramadani.   

Me pak kushtet më të mira sa i përket infrastrukturës sportive, atletët dhe atletet tona mund të arrijnë suksese edhe më të mira në disa disiplina tjera.

Atleti i talentuar i Prishtinës, Granit Ahmeti, ka synime të mëdha për të ardhmen.

Image

Ahmeti punon me zell të shtuar që të arrijë në nivelin më të mirë të kohës në disiplinën e 200 dhe 400 metrave.

Përkundër kushteve të vështira, pra në mungesë të tartanit të atletikës, reprezentuesi i Kosovës, Ahmeti, e jep maksimumin në çdo garë. 

“Synimet e mija për të ardhmen janë arritja e normave për garat olimpike dhe botërore.

Për t’u stërvitur për disiplinat të cilat unë marr pjesë kushtet nuk janë në nivelin e duhur, në mungesë të shtigjeve me tartan”, thotë Ahmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat