Muhamet Ramadani para sfidës së madhe evropiane, çfarë thotë trajneri i tij?

Atletika

Muhamet Ramadani para sfidës së madhe evropiane, çfarë thotë trajneri i tij?

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2022 Në ora: 20:43
Muhamet dhe Shaban Ramadani

Atleti më i mirë në Kosovë, Muhamet Ramadani, synon rezultat sa më mirë në disiplinën teknike përkatësisht në hedhje të gjylës në Kampionatet Evropiane në nëntë sporte të ndryshme që po mbahet në Munih të Gjermanisë, në kuadër të ngjarjes “European Championships Munich 2022”.

Ramadani është i përgatitur për këtë sfidë shumë të fortë, kur kihet parasysh se marrin pjesë elita botërore. 

Trajneri i Muhametit, Shaban Ramadani, tha se po e presin me padurim garën e nesërme dhe të shënojnë një rezultat sa më të mirë në këtë ngjarje të madhe.

Ai shpreson se Muhameti do të jetë në ditën e tij më të mirë dhe të arrijë të paktën 19 metërshin.

Çfarë pret nga atleti Muhameti?

“Po pres me ju afruar 19 metërshit pasi që besoj në këtë rezultat”, tha Shaban Ramadani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

A besoni ne ndonjë befasi?

“Jo, është herët, këto janë gara me finalistë olimpik. Meti është tek viti i parë me senior. I vyen pjekuri dhe përvojë 3 deri në 4 vite”, përgjigjet Shaban Ramadani.

Edhe presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, i dëshiron paraqitje sa më dinjitoze atletit Ramadani në ngjarjen madhore në Munih.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat