Granit Rugova: Prishtina, qytet i sportit! 

Atletika

Granit Rugova: Prishtina, qytet i sportit! 

Nga: K. G. Më: 3 shtator 2022 Në ora: 13:41
Pamje në Gërmi

Drejtori i drejtorisë së sportit në Prishtinë, Granit Rugova, si gjithmonë është i përkushtuar në punën e tij, më përcjelljen e aktiviteteve sportive dhe iu ndihmon sporteve të ndryshme.

“E shtunë me shumë aktivitete për fëmijë në parkun e Gërmisë.

Trajnerët dhe ekspertët e atletikës u kanë mësuar fëmijëve të moshave 5-14 vjeçare rëndësinë e sportit, shëndetit dhe natyrës.

Këto aktivitete do të jenë të vazhdueshme dhe tradicionale, për t’u ofruar fëmijë alternativë sportive për të ardhmen e tyre.

Faleminderit shumë Gërmia 555, puna dhe vullneti juaj, për çdo lëvdatë. 

Prishtina, qytet i sportit!”, ka shkruar Rugova në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat