Ndërron jetë sprinteri i parë që theu barrierën e 10 sekondave në garën e 100 metrave

Atletika

Ndërron jetë sprinteri i parë që theu barrierën e 10 sekondave në garën e 100 metrave

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 19:24
Jim Hines

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare. Jim Hines, atleti i parë që theu barrierën e 10 sekondave në garën e 100 metrave.

Ish-sprinteri amerikan ka qenë dy herë kampion olimpik në Meksikë në vitin 1968 në hektometër dhe stafetë 4×100, në të dyja garat me rekorde botërore.

Në kryeqytetin meksikan shënoi rekordin e kohës me 9.95 sekonda në 100 metra (rekordi mbeti në fuqi për 14 vjet) tetë muaj e 19 ditë), derisa Calvin Smith e theu me 9.93 më 3 korrik 1983, në Kolorado Springs.

Hines u bë një lojtar futbolli pasi u largua nga pista.

Ai ishte pjesë e Miami Dolphins dhe Kansas City Chiefs në NFL.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat