Më e mira në Maqedoni në hedhjen e gjyles, 16-vjeçarja Jumna Fetahu, kampione për seniore!
Edhe njëherë e dëshmoi se është më e mira në Maqedoni në hedhjen e gjyles.
16-vjeçarja Jumna Fetahu nga Shkupi është shpallur kampione e vendit në konkurrencë senior në hedhjen e diskut.
Por qëllimi i saj nuk janë vendet e para dhe medaljet e arta në Maqedoni.
Ajo e ka siguruar pjesëmarrjen në kampionatin ballkanik për pioniere të reja në Maribor, ku pret që të plotësojë normën për në europianin e të rejave në Banjska Bistrica.