Sylejmani godet ashpër Besim Hasanin, paralajmëron edhe me emra...

Atletika

Sylejmani godet ashpër Besim Hasanin, paralajmëron edhe me emra...

Nga: Kemajl Goca Më: 16 maj 2017 Në ora: 13:22
Halil Sylejmani

Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, ka thënë se ka ardhur koha që gjërat të rregullohen fije e për pe, dhe jo të përkrahen edhe federatat që nuk kanë asnjë garë qoftë brenda qoftë jashtë shtetit.   Sipas tij, ka federata fiktive dhe për hatër të kryetarit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani. Ai është i kënaqur edhe me garën e fundit ndërkombëtare të gjysmëmaratonës “Prishtina 2017”, njehësh Kampionat Ballkanik në atletikë, që u mbajt në relacionin Prishtinë-Kastriot-Fushë Kosovë-Prishtinë, me gjatësi të shtegut 21 kilometra. Ai tha se edhe Dobromir Karamarinov, kryetar i Federatës Ballkanike të Atletikës, ka dhënë notë shumë të fortë për garën e gjysmësmaratonës.

“Karamarinov ka thënë se çdo gjë ka qenë super. Një vlerësim i fortë i tij, duke thënë se ka qenë ekstra mirë. Kemi qenë ekip i fuqishëm i federatës me të tjerët, por ka pasur edhe prej atyre që nuk ia dojnë të mirën atletikën qoftë që i kemi brenda dhe qoftë jashtë saj, por ata do të publikohen se shpejti me emër e me mbiemër. Federata është e qytetarëve të Kosovës, këtë duhet ta dinë të gjithë. Mjete nuk ka pasur mjaft nga ministria, por ajo duhet t’i çelë katër sytë dhe mi pasur parasysh federatat. Sepse disa federata janë bërë fiktive apo për hatër të Besim Hasanit. Ka federata që janë inekzistence, nuk kanë asnjë garë apo nuk kanë marrë pjesë në gara as në Kosovë por as jashtë saj. Shpresoj se çdo qeveri që vjen apo koalicion duhet mi zgjedhur këto probleme, jo me lejuar federata fiktive.  Federata Atletike është e pastër si loti, në mesin tonë dyshoj se ka dekadent, edhe ata do të tregojnë vet se çka i pëlqen dhe jo. Edhe jashtë federatës që na cungojnë nga pak, por fundja ne që punojmë jemi të pastër si loti”, ka deklaruar Sylejmani  për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat