Majlinda në vrapim me 72-vjeçarin

Atletika

Majlinda në vrapim me 72-vjeçarin

Nga: Kemajl Goca Më: 18 qershor 2017 Në ora: 17:54
Muhameti e Majlinda gjatë një gare

Të rrallë janë ata që nuk e njohin Muhamet Ramën, i cili megjithëse i ka 72 vjet, është i pandalshëm në shtigjet e atletikës dhe sfidon shumë edhe atletët e rinj e atletet e reja.  Muhameti ka vrapuar me Majlinda Canollin, kjo e fundit nuk ka më shumë se 36 vjet dhe përgatitet për garat e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do t’i përfaqësojë policinë.

Majlinda stërvitet së bashku me Muhametin dhe synon ta rrisë nivelin e shpejtësisë. Muhameti edhe pse në moshë 72-vjeçare vërtet e ka sfiduar shumë Majlindën gjatë një stërvitjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat