Kryeziu mëton normën për Kampionatin Evropian

Atletika

Kryeziu mëton normën për Kampionatin Evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 23 qershor 2017 Në ora: 19:26
Astrit Kryeziu gjatë një gare

Atletët e Kosovës synojnë rezultate sa më të mira në rrafshin ndërkombëtar.  Atleti i klubit Rogana, Astrit Kryeziu, është i bindur se do ta arrijë normën për Kampionatin Evropian. Kryeziu garon në disiplinën 800 metra dhe ka pasur rezultat të mirë në garën e fundit në Velenje të Sllovenisë, ku zuri vendin e tetë me kohë të kaluar 1:48.19 minuta.  Synimet e tija janë që të përmirësojë edhe me shumë kohën dhe të arrijë suksese erdhe më të mëdha në sfidat e ardhshme. “Prej 33 garuesve sa ishim në garën në Velenjë, arrita të radhitem i 8-ti, e cila është ndër mitingjet me të forta në Evropë.

Prandaj, nuk jam i kënaqur as me plasman, mirëpo as me rezultat, sepse e di që mundemi edhe me shumë. Mirëpo, kisha të bëj me disa garues elitar dhe kështu që bëra një gabim të vogël, gjë që me kushtoi edhe me pozitë edhe me rezultat”, thotë Kryeziu për gazetën kombëtare “Bota sot”. A mendoni se jeni në formë më të mirë se ne edicionin e kaluar? “Mendoj se po, mirëpo ajo që po na pamundëson arritjen e rezultateve të forta është mungesa e garave apo garave të nivelit si kjo në Velenje. Është vetëm gara e parë në këtë vit dhe me konkurrencë, por jo e para garë e kundërshtarëve të mi, të cilët deri me tani kanë bërë më shumë se 5-6 gara me konkurrencë të fortë”, përgjigjet atleti.  Kryeziu mëton të thyejë rekorde personale: “Gjithherë synimet e mija janë që të thyej personalet e mija, mirëpo ajo që mendojmë dhe besojmë është më së paku ta kapim normën për Kampionatin Evropian”.  Ai si shumë atlet tjerë ankohet...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat