Kryeziu në Evropian

Atletika

Kryeziu në Evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 12 korrik 2017 Në ora: 13:53
Vijona Kryeziu

Atletja më e mirë në Kosovë, Vijona Kryeziu, është përgatitur maksimalisht dhe është optimiste se në Poloni, do të del me rezultat sa më të mirë nga Kampionati Evropian U-23. “Kampionati mbahet me 13-16 korrik në Bydgoszcz.

Vijona merr pjesë në disiplinën 400 metra. Ajo edhe pse është 20 - vjeçare ka arritur që ta zë normën për moshat U-23, norma kualifikuese për pjesëmarrje në Evropian U-23 në disiplinën 400 metra është 55.00 sekonda., kurse atletja jonë ka vrapuar në 54.30 sekonda”, bëhet e ditur nga Federata Atletike e Kosovës, që ka kryetar Halil Sylejmanin. Krerët e Federatës Atletike të Kosovës janë krenar që një atlete si Vijona merr pjesë në një Kampionat Evropian me normë dhe besojmë në një paraqitje të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat