Atletët Alaudin Suma dhe Arjan Smajli, përfunduan garën në hedhje të gjyles

Atletika

Atletët Alaudin Suma dhe Arjan Smajli, përfunduan garën në hedhje të gjyles

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 22:02
Alaudin Suma

Atletët Alaudin Suma dhe Arjan Smajli, përfunduan garat në hedhje të gjyles dhe vrapim 3000 metra, në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj (EYOF) “Gyor 2017”, që po mbahet në Hungari.

Suma dha maksimumin, duke hedhur gjylen në largësi 13.51 metra, po kjo nuk mjaftoi që ai t’i shmanget vendit të fundit.

Në dy ditët e fundit të EYOF-it, Alaudini do të garojë edhe në hedhjen e diskut.

Në finalen e 3000 metrave, Arjan Smajli, doli i fundit, me kohën 9.38 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat