Atletikë, tjetër goditje për Xhamajkën

Atletika

Atletikë, tjetër goditje për Xhamajkën

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 00:51
Elaine Thompson

Pas shokut të disfatës të Usain Bolt Xhamajka e sprintit pëson një tjetër goditje në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Londër. Duke mbetur në garën e 100 metrave, superfavoritja Elaine Thompson nuk përmbushi pritshmëritë në finale ku medalja e artë shkoi më amerikanen Tori Bowie që ndali kronometrin në 10”58, medalja e argjendit për sportistet nga Bregu i Fildishtë Maria Josee Ta-Lou, dhe ajo e bronxit për holandezen Dafne Schippers. Kampionia olimpike Thompson u rendit e katërta, me 26-vjecaren Bowie që tanimë shpallet si femra më e shpejtë e planetit.

Në gjysmëfinalet e 400 metrave meshkuj, më i shpejti në botë Wayde Van Niekerk e mbylli me kohën 44”22 në kontroll absolut, duke shpenzuar aq energji sa i mjaftonte, për pjesën tjetër do të shkarkojë gjithë bateritë mbrëmjen e së martës, kur do të tentojë të thyejë rekordin botëror që mbahet prej tij me kohën 43”03. Ndërkohë nuk i përket atij koha më e mirë e gjysmëfinaleve pasi Steven Gardiner nga Bahamas, ndali kronometrin në 43”89.

Kampionia olimpike Ekaterini Stefanidi, mbrojti medaljen e artë dhe në botëror duke u konfirmuar si mbretëresha e kërcimit me shkop, grekja kërceu 4.91 m duke përfituar dhe nga gabimet e rivales amerikane Sandi Morris.

I njëjti fat në garën e heptathlon edhe për kampionen Olimpike Nafissatou Thiam, me belgen me origjinë senegaleze që fitoi medaljen e arte dhe ne Londer me 6784 pikë, ku mes porovave spikat kërcimi prej 1.95 metra.

Ekuiliber në gjysmëfinalet e 110 metrave me pengesa që konfirmuan gradat e favoritëve për Xhamajkanin Omar Mc Leod me kohën 13.10, ndërsa kampioni në fuqi i botës Aries Merrit duhet ta ketë parasysh pasi vetë ndali kronometrin në 13”25.

Në garën e 800 metrave ndërkohë surpriza ishte eleminimi i kenianit Korir, mban rekordin sezonal por në gjysmëfinalen e tij u rendit vetëm i katërti, me Kipyegon Bett që realizoi kohën më të shpejtë 1’45”01.

Në hedhjen e shtizës në eleminatore rezultati më i mirë ishte ai i kinezes Huihui Liu me 67.59 m.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat