Kryeziu: Synoj normën kualifikuese!

Atletika

Kryeziu: Synoj normën kualifikuese!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 tetor 2017 Në ora: 19:29
Astrit Kryeziu

Kushtet janë arma kryesore që e motivojnë një sportist për punë e  për të arritur rezultate, por mjerisht në Kosovë shumica ballafaqohen me vështirësi të mëdha. Reprezentuesi i Kosovës, Astrit Kryeziu, anëtar i klubit atletik Rogana, kampion në fuqi, ka synime të mëdha.

Ai ankohet se u mungojnë kushtet në shumë aspekte. Kryeziu nuk është i kënaqur edhe me rezultatet, sepse sipas tij çdo sportist kërkon gjithnjë e më shumë “Çdo sportist nuk kënaqet kurrë ndoshta me rezultat, ngase një sportist i mirë dhe i mirëfilltë gjithmonë është kërkues për më të mirën. Në përgjithësi garat kanë ecur mirë, mirëpo ka hapësirë ende dhe shpresojmë se në vitin tjetër do të arrijmë atë që jemi duke e synuar”, tha Kryeziu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ai garon në disiplinat 400 e 800 metra, ndërsa ditë më parë shënoi sukses në Mitingun ndërkombëtar në Shkup. Ai zuri vendin e parë në disiplinën 400 metra dhe ka qenë i dyti në 800 metra. A e keni pritur këtë sukses? “Jo, nuk kemi pritur, kemi fituar garën në mënyrë taktike, pasi që është edhe fundi i sezonit. Shkurt kemi shkuar vetëm për fitore”, theksoi atleti më i mirë në vend. Ai flet për synime: “Realisht synimet tona janë që të arrijmë normat kualifikuese, të cilat shpresojmë se do t’i arrijmë, se jemi afër...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat