Emocionon 72 – vjeçari nga Kosova: Me dhimbje e përjetova humbjen e mikut!

Atletika

Emocionon 72 – vjeçari nga Kosova: Me dhimbje e përjetova humbjen e mikut!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 11:13
Ilustrim

Atleti Muhamet Rama ka 72 vjet, por në kategorinë e veteranëve nuk ka kush që i del para madje shumë herë sfidon edhe seniorët. Ai se ka problem të vrapojë në 21 kilometra dhe fare nuk e ndjen lodhjen. Ai është i mërzitur që para një jave ka humbur mikun e tij. “Me dhimbje e përjetova lajmin për humbjen e mikut tim, Hamdi Halimi.

Me Hamdiun një kohë të gjatë kemi qenë gjithherë së bashku, gjatë garave të Atletikës që janë organizuar në Kosovë, Mal të Zi dhe në Shqipëri.

Vdekja e tij e pa pritur në një aksident komunikacioni në Shqipëri duke u kthye në Kosovë, më tronditi pa masë.

Fotot që i postojë me këtë shkrim dëshiroj ti shohin miqtë e mi dhe të Hamdos i cili sa herë kam dal në podium për të marr mirënjohje e medalje gjatë organizimit të garave, ai gjithmonë ishte aty gjatë shpalljes së fituesve dhe gjithkund ku organizonte garë mbretëresha e sporteve.

I lehtë i qoftë dheu Hamdos, mikut tim”, shkruan Muhamet Rama-Zambata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat