Para 21 vjetësh, Kosova ishte e okupuar nga regjimi kriminal i Serbisë. Edhe në kushte dhe rrethana të vështira u zhvilluan të gjitha aktivitetet po ashtu edhe të sportit funksionuan dhe sfiduan okupatorin serbian. Një foto e para 21 vjetësh, me 24 qershor të vitit 1996, shihet kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani.
Në foto në këmbë janë: Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, me të kuqe është trajneri Gazmend Leka (KA Besa), pastaj Halil Sylejmani dhe atleti veteran Muharrem Sahara.
Ulur janë: Fjolla Shala e Arta Hasanaj. Fotografi historike dhe që kujton shumë gjëra, periudhën më të vështirë të shqiptarizmit, por që mbajtën gjallë sportin edhe pse të rrahur, të burgosur e të vrarë nga regjimi kriminal i Serbisë.