Tirroni vrapimin ia dedikoi Mimoza Kusarit!

Atletika

Tirroni vrapimin ia dedikoi Mimoza Kusarit!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 19:10
Tirron Mamusha

Atleti i klubit ‘Gërmia555’ nga Gjakova, Tirron Mamusha, është krenar që zuri vendin e katërt në maratonën e pavarësisë, pra që u mbajt për nder të Ditës së Flamurit – “28 Nëntorit”.

Ai vrapoi nga Shkodra në Ulqin dhe ndihet jashtëzakonisht i lumtur për këtë sukses. Ai këtë sukses ia dedikon ish kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusarit, e cila është kryetare e Partisë Alternativa e Kosovës. “Vrapimin ia dedikoi Mimoza Kusarit”, ka thënë Tirroni, duke treguar edhe rezultatet.

“Tirron Mamusha në vend të katërt për 3:04:55 orë, Qëndresa Ramadani renditet e treta me kohë 3:29:15 orë, kurse Nebahate Maqastena vendi i katërt me kohë 3:43:30 orë, pastaj Bekim Fetahu (3:43:30), Alban Delija (3:44:00) e Vesel Muja (3:25:00). Të gjithë anëtarë të KA ‘Gërmia’”.  “Terreni ka qenë i vështirë sepse ka pasur rrugë me përpjetës të larta”, tha Tirroni për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat