Izmir Smajlaj stërvitje në San Marino

Atletika

Izmir Smajlaj stërvitje në San Marino

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 17:31
Smajlaj

Atleti shkodran Izmir Smajlaj, kampion i Europës në garën e kërcimit së gjati në Europianin e sallave të mbyllura të zhvilluar këtë vit në Beograd, prej disa ditësh ndodhet në San Marino, ku po stërvitet për të përgatitur sa më mirë garat e vitit 2018. Shkodra apo edhe Tirana, nuk i ofrojnë kushte ideale atletit kampion Europe, që ka vendosur të emigrojë në shtetin e vogël Europian për t’u stërvitur. Smajlaj ka zgjedhur këtë vend edhe për një arsye tjetër:

“Është hera e tretë që stërvitem në San Marino. Një javë para Europianit erdha këtu, u stërvita dhe më pas mora medaljen e artë në Beograd dhe vendosa rekord kombëtar (8.08 metra)”, shprehet Smajlaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat