Hajdari: Mungon ende përkrahja nga dora e shtetit

Atletika

Hajdari: Mungon ende përkrahja nga dora e shtetit

Nga: Kemajl Goca Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 19:13
Musa Hajdari

Si në shumë sporte tjera edhe mbretëresha e sporteve ka kohë që ballafaqohet me një mori telashe sidomos në mungesë të shtigjeve të atletikës! I vetmi shteg i atletikës është në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, por nuk i plotëson kushtet sipas standardeve ndërkombëtare, ndërsa ai në Gjilan është i mirë vetëm për stërvitje.  

Atleti më i mirë në vendin tonë, Musa Hajdari, anëtar i klubit kampion Rogana dhe i kombëtares së Kosovës, tha se ka shumë çështje që kanë ecur para, por infrastruktura është ajo që e brengos më së shumti. “Ka shumë çështje të cilat kanë ecë, por problemi kryesorë qëndron të miratimi i ligjit për sport dhe të infrastruktura bazë për atletikë.

Sa i përket përmirësimeve, mendoj që cilësia individuale të disa disiplina të vrapimit kryesisht kanë ec me hapa shumë të mëdhenj sidomos disiplinat e mesme. Kjo u dëshmua edhe me medalje nga arena ndërkombëtare dhe që bëri me dije se do të arrijmë edhe më shumë në të ardhmen”, shprehet Hajdari për gazetën kombëtare “Bota sot”. Çfarë mungon? “Mendoj se mungon ende përkrahja e nevojshme nga dora e shtetit tek atletët të cilët për shumë pak janë e kanë qenë afër Normave Evropiane e Botërore, që besa edhe Olimpike. Mirëpo në kushtet që është punuar deri tash...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat