Sylejmani plot 47 vjet me sport, tejkaloi çdo furtunë!

Atletika

Sylejmani plot 47 vjet me sport, tejkaloi çdo furtunë!

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 19:19
Halil Sylejmani

Rreth pesë dekada me sport ose plot 47 vjet!  Sporti është pjesa më e mirë e jetës së tij. Asgjë nuk kursen për sportin, edhe centin e fundit e sakrifikon. Është fjala për Halil Sylejmanin, nga Remniku i Vitisë, por tash jeton e vepron në kryeqytetin e Kosovës.  Që nga viti 1971, iu është rrekë me përkushtim mbretëreshës së sporteve. Fillimisht me disiplinat teknike, si në hedhjen e sferës, diskut, shtizës etj. Sylejmani kujton me krenari hapat e parë të tij në mbretëreshën e sportit, në një moment edhe emocionohet. Sepse, i kujtohen shumë gjëra të viteve 70-ta, kur si fëmijë nisi rrugëtimin e suksesshëm në atletikë dhe pa i shkuar mendja se nuk do t’i ndahet asnjëherë pavarësisht kushteve, rrethanave dhe periudhave të ndryshme.

“Fillimisht fillova (1971) në hedhje të diskut, shtizës, sferës, kërcim, trehapësh, lartësi etj. Si fëmijë kisha dëshirë të jem sportist i atletikës. Dashuria ndaj këtij sporti më lindi si fëmijë, kur shkoja në shkollë apo kur dilja me shoqëri, kam kapërcyer lumenj, përroi, gjithherë jam marrë më kësi gjëra. Sepse fshati Remnik është një fshat i bukur dhe disa herë në kohën e fëmijërisë sfidoja veten, duke kapërcyer shumë pengesa dhe veçse u pa se kisha talent për këtë sport”, tha Sylejmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Pas një periudhe është bërë edhe anëtar i Lidhjes Atletike të Kosovës.

“Përveç si atlet, kam qenë anëtarë i kryesisë se Lidhjes Atletike të Kosovës dhe më në fund, pra në vitin 1991 kemi formuar Federatën Atletike të Kosovës, nga atëherë jam kryetar i saj”, tregon Sylejmani. Pa dyshim se ka qenë periudhë e vështirë në vitet 1991-99, kur sporti i Kosovës ndahet nga ai serbosllav. Atletët pavarësisht presionit nga regjimi shovenist serb, asnjëherë nuk ka mundur t’i ndalë në organizimin e garave të Republikës së Kosovës.  Sylejmani me stafin e tij të asaj kohe, tejkaloi çdo furtunë. “Ka pasur...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Vitit të Ri në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe në Kosovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat