Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, shqetësimin më të madh e ka me infrastrukturën.
“Kur është pyetja te infrastruktura, në vend që ne më në fund të kemi shtigje të atletikës në disa qytete, fatkeqësisht shtegu i rinovuar në Mitrovicë është dëmtuar edhe më keq dhe Komisioni Evropian ka sugjeruar që shtegu nuk i plotëson kushtet për mbajtjen e garave. Gjithashtu edhe në Prishtinë, dikur i ka pasur gjashtë shtigje si dhe tetë shtigje për 100 metra, por tani nuk e di se çka është duke u bërë, por kam dëgjuar se do të dalin vetëm katër shtigje.
Shtrohet pyetja: Ku ka shkuar ajo hapësirë e cila më herët i ka pasur gjashtë shtigje dhe 8 në 100 metra. Ku ka shkuar ajo hapësirë? Unë çuditem me njerëz që menaxhojnë stadiumin e Prishtinës, që nuk konsultohen edhe me Federatën Atletike të Kosovës, sepse pa shtigje të atletikës nuk mund të zhvillosh gara vendore, e kurrsesi ndërkombëtare”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Sylejmani.