Mamusha: E turpshme që të injorohen sportistët

Atletika

Mamusha: E turpshme që të injorohen sportistët

Nga: K.G. Më: 2 janar 2018 Në ora: 12:39
Tirron Mamusha

Atleti Tirron Mamusha është tepër i revoltuar që u la anash në shpalljen e më të mirëve në Komunën e Gjakovës. “ Injorim total nga sektori i sportit në komunën e Gjakovës.

Këtë vit jo që nuk isha në top 10 sportistët e vitit por as që më është bërë ndonjë ftes.

Totalisht jam ndjerë i zhgënjyer dhe moralisht i ofenduar.

Këtë vit i kam realizuar 23 gara prej nga dy sporte të ndryshme (Atletikë, Çiklizëm) dhe pjesëmarrja e parë e një atleti nga Gjakova në garën e triatlonit.

-Pjesëmarrja në maratonën e Romës, ku isha pjesë e grupit Elitë të kësaj gare, ku në kategorinë M20-25 u rendita i 9-të, ndërsa në renditjen e përgjithshme i 325-ti në mesin 16 mijë garuesve.

Image

-Nënkampion i Kosovës në atletikë në disiplinat 3000m dhe 5000 m.

-Vendi i 3-të në Kampionatin e Kosovës në çiklizëm në kategorinë U23 Gara në Kronometër dhe dita e dytë Distancë 150 km.

Është e turpshme që të injorohen sportistët në këtë mënyrë nga një grup antisportistë.

Tash, vet me angazhimin maksimal dhe sakrificë vetëmohuese do të vazhdoje rrugëtimin e gjatë olimpik.

Faleminderit gjithmonë për përkrahjen e vazhdueshme nga Klubi Atletikë Gërmia555 dhe Mimoza Kusari Lila”, shkruan Tirroni në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat