Kampioni i Europës, Smajlaj “fundos” Begajn - Bota Sot
Kampioni i Europës, Smajlaj “fundos” Begajn

Atletika

E diel, 18 nëntor 2018

Kampioni i Europës, Smajlaj “fundos” Begajn

Më: 16 janar 2018 Në ora: 15:27
Kampioni i Europës, Smajlaj “fundos” Begajn

Kampioni i Europës në kërcim së larti, Izmir Smajlaj ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Facebook” në lidhje me rastin e dopingut të peshëngritëses Romela Begaj, duke e quajtur këtë gjë si një akt zhgënjyes. Atleti shqiptar faqeson Begajn dhe bën thirrje që sportistët të ruajnë imazhin kombëtar.

Ja çfarë shkruan Smajlaj në facebook:

Një rast tjetër dopingu në sport dhe një tjetër dhimbje për zgjedhjen e gabuar të nje sportisti!

Në emrin tim personal, në emër të pasionit për sportin, të sakrificës së qindra sportistëve shqiptarë që krijuan sistemin e referencës së vlerave më të mira sportive, që arrihen veç me talent, stërvitje të pastër, vullnet, djersë, distancohem nga çdo akt zhgënjyes i përdorimit të substancave për arritjen e suksesit në sport!

Ne sportistët jemi imazh kombëtar!

Ta ruajmë këtë nder e të jemi krenaria e shqipes kudo në botë!

Ta nderojmë emrin e Shqipërisë sonë ta bëjmë krenare me djersën e mundin e gjakun mbi gjunjët tona, me stërvitje të pastër, me Nder e Dinjitet në fytyrë!

Po stërvitjes së ndershme!"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test