Shtegu i Shpresës

Atletika

Shtegu i Shpresës

Nga: Gazmend Gashi Më: 28 janar 2018 Në ora: 16:13
Gazmend Gashi

Debate

Për të shënuar 20 vjetorin e luftës për çlirimin e Kosovës dhe 10 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, Asociacioni Kosovar për Vrapim Malor (Kosova Trail Running Association - KTRA) organizon me 3 dhe 4 mars vrapimin (atletikë) 100 kilometërsh përgjatë vatrave kryesore të rezistencës gjatë luftës në Kosovë. Nën moton “Shtegu i Shpresës: I kujtojmë të gjithë,” KTRA synon të përkujtojë sakrificën e madhe të qytetarëve të Kosovës për lirinë e brezave të ardhshëm të saj dhe ndërtimin e shtetit të pavarur e të qëndrueshëm.

Shtegu i vrapimit, që përfshinë ngjitje prej 2000 metra, fillon në Prekaz te kompleksi përkujtimor “Adem Jashari” për të vazhduar në Likoshan, Gllogjan dhe me përfundim në Koshare në brezin kufitar me Republikën e Shqipërisë. Ky vrapim njëherit shënon aktivitetin e parë të këtij lloji të organizuar në Kosovë dhe synon që Kosovën ta vendosë në hartën turistike. Shtegu do të jetë i ndarë në këto 4 segmente: Prekaz-Likoshan 14 kilometra; Klinë (Hotel Nora) - Koshare 50 kilometra; Gllogjan – Koshare 21 kilometra Prekaz – Koshare 100 kilometra.

“Në mbamendjen tonë kolektive këto ditë janë ditë të dhembjes së madhe”, deklaroi Arineta Mula, drejtoreshë e KTRA-së. “Duke vrapuar përgjatë këtyre fshatrave ne do të përkujtojmë sakrificën sublime që u bë që ne të jetojmë në liri dhe paqe. Njëkohësisht, është një premtim për të ecur përpara, premtim që gjithë këtë vuajtje dhe dhembje do ta njohim dhe do ta shndërrojmë në forcë për ta ndërtuar Kosovën dhe për ta lartësuar idealin e lirisë për të gjithë”.

Regjistrimi për vrapimin “Shtegu i Shpresës” tashmë është hapur. PËR KTRA Kosova trail running association është organizatë e pavarur jofitimprurës, me qëllim të: promovimit dhe masivizimit të vrapimit malor (trail and ultra trail-running); shënjimit të shtigjeve për vrapim malor dhe organizimi i garave kombëtare dhe ndërkombëtare të vrapimit malor; përkrahjes dhe fuqizimit të klubeve sportive dhe apo organizatave me qëllime të ngjashme; promovimit, masivizimit të ushtrimeve trupore të llojit ‘Cross Fit’ dhe pjesëmarrja në gara të tyre; si të: maratonave, triatlonave, maratonave të notit, çiklizëm, skijim, etj; si dhe promovimit dhe pjesëmarrjes në ngjitje alpine, bjeshkatari dhe ecje malore. Aktivitetet e deritanishme në të anëtarëve të KTRA: Në vitin 2014, pjesëmarrje në maratonën prej 42.195 KM në Budapest, Hungari;

Në vitin 2015 në maratonën prej 42.195 KM në Stamboll, Turqi; Në vitin 2016 shënimi i shtegut të maratonës kombëtare të Malësisë së Gjakovës, Gjakovë – Bajram Curr. Në vitin 2016, pjesëmarrje në njërën prej maratonave interesante evropiane, asaj të 33 më radhë të maratonës së Vjenës. Në vitin 2017, pjesë u shënuan disa aktivitete si pjesëmarrje në: Maratonën e Parisit, Ultra-Trailin e Qipros, Ultra-Trailin e Krali Marko, Maqedoni; Gjysmëmaratonën e Tiranës, Maratonën e FIrenzes dhe Maratonën Ulqin – Shkodër me rastin e festës së Flamurit. Po ashtu, në vitin 2017, me sukses pushtuam Everestin, Eiger, Ama Dablam dhe Jezercën.

Autori është anëtar i asociacionit “Kosova Trail  Running Association”, ish- kampioni i Kosovës në boks

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat