Në stadiumin “Elbasan Arena” u zhvilluan sot garat e Kampionatit Individual Dimëror të atletikës, aktiviteti i parë sezonal organizuar nga Federata Shqiptare e Atletikës. Në këtë event, më së shumti testues, morën pjesë 172 sportistë nga të gjitha skuadrat në vend, por nuk munguan edhe mjaft atletë nga Kosova (46 të tillë). Ekipet që morën pjesë në këtë kampionat ishin: Skënderbeu, Vllaznia, Mjeshtëria Sportive Durrës, Tirana, Teuta, Partizani, Dinamo, Elbasani, Dinamo 2010, Skampa Sport dhe Fortus.
Në përfundim të garave, sportisti më i mirë i këtij aktiviteti për meshkuj u shpall atleti shkodran i Vllaznisë, Izmir Smajlaj, ndërsa për femra sportistja më e mirë e kampionatit doli Relaksa Dauti e Tiranës. Drejtuesit e FSHA-së u shprehën të kënaqur me rezultatet e arritura, duke i konsideruar ato si një test të mirë në prag të eventeve të para ndërkombëtare, siç është Ballkaniada e sallave të mbyllura, që zhvillohet pas dy javësh në Stamboll (Turqi).
Nga nje gare atletike ne Elbasan
Fituesit – Meshkuj
60m, Aldi Hoxha (Tirana), 7”14
60m/p, Ravio Rama (Vllaznia), 8”56
400m, Franko Burraj (Vllaznia), 49”27
800m, Marko Makaj (Tirana), 1’55”02
1500m, Marko Makaj (Tirana), 4’29”66
3000m, Andris Tarazhi (Teuta), 10’19”80
3-hapësh, Gledis Halluni (Vllaznia), 14.56 metra
Gjyle, Azgan Zeka (Teuta) 15.11 metra
Së gjati, Izmir Smajlaj (Vllaznia), 7.60 metra
Së larti, Anderson Caco (Skënderbeu), 1.65 metra
Sportisti më i mirë: Izmir Smajlaj (Vllaznia), 1051 pikë
Fitueset – Femra
60m, Iveta Urshini (Skënderbeu), 7”89
60m/p, Uibi Ahmet (Skënderbeu), 10”22
400m, Iliana Beqiri (Tirana), 1’01”27
800m, Relaksa Dauti (Tirana), 2’16”19
3-hapësh, Dorina Myrto (Teuta), 10.35 metra
Gjyle, Pamela Asllani (Dinamo 2010), 9.64 metra
Së gjati, Joana Hazisllari (Teuta), 5.16 metra
Së larti, Sindi Prifti (Dinamo 2010), 1.45 metra
1500m, Redia Dauti (Tirana), 5’05”08
3000m, Olesia Kamberi (Fortus), 11’25”11
Sportistja më e mirë: Relaksa Dauti (Tirana), 934 pikë