Kryeziu largohet për një arsye nga Kosova! - Bota Sot
Kryeziu largohet për një arsye nga Kosova!

Atletika

E martë, 20 nëntor 2018

Kryeziu largohet për një arsye nga Kosova!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 prill 2018 Në ora: 16:50
Kryeziu me trajnerin e tij

Atleti i kombëtares së Kosovës, Suad Kryeziu, vazhdon karrierën në klubin Montlucon të Francës. Ish atleti i kampionit të Kosovës, Rogana, fshat nga Dardana, për një arsye të fortë largohet nga vendlindja, për të vazhduar jetën në Montlucon! Ai tha se kushtet për atletikë janë të jashtëzakonshme në Francë dhe pretendon të shënojë suksese sikurse në Kosovë në disiplinat e gjata në 3 mijë deri në 10 mijë metra.   

“Bota sot”: Cilat janë arsyet që vendoset të shkoni në Francë?

Suad Kryeziu: U bë një muaj e gjysmë që kam ardhur në Francë për të jetuar, pasi që këtu jeton edhe gruaja ime dhe vendosa që edhe unë të vij këtu, ndoshta për një jetë më të mirë, si dhe kushte më të mira si për nga ana sportive dhe gjërave tjera. Tani jam regjistruar me një klub të atletikës, si Montlucon dhe gjithçka po shkon mirë për fillim, shpresoj që të adaptohem me këtë vend dhe t’i realizoj qëllimet e mija, që të arrij edhe rezultate të mira. Këtu janë kushtet shumë më të mira se tek ne dhe kjo më motivon edhe më shumë për të punuar sa më shumë dhe ta dëshmoj vetën se edhe ne mundemi të ia arrijmë, por vetëm se kemi mungesë të shumë gjërave elementare.

“Bota sot”: A mendoni se perspektiva edhe si sportist do të jetë më e madhe në Montlucon?

Suad Kryeziu: Aty ku jam duke jetuar është një klub i mirë dhe ka atlet të mirë shumë. Mendoj se edhe unë do të jem ndër më të mirët në këtë klub dhe do të bëjë çmos që të dëshmoj veten edhe këtu dhe ta ndjeki rrugën e një kampioni. Normalisht se këtu janë të gjitha mundësitë më të mira që të arrijmë rezultate shumë më të mira sepse janë të gjitha gjërat të rregulluara në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kemi një trajner shumë profesional i cili ka 30 vite përvojë si trajner dhe ishte si atlet me rezultate shumë të forta dhe shpresoj se edhe ajo do të më ndihmoj shumë.

“Bota sot”: Largoheni të dëshpëruar nga Kosova?

Suad Kryeziu: Të them të drejtën, ndoshta me një anë jam pak i dëshpëruar sepse nuk vlerësohet puna tek ne ashtu siç duhet dhe nuk jemi në atë nivel që t’i vlerësojmë rezultatet e larta nga shumica e institucioneve, ndërsa këtu është e kundërta, vetëm se të shtynë përpara dhe të japin motiv për punë sepse mendoj që kanë një kulturë shumë të madhe në këtë drejtim. Megjithatë unë nuk i harrojë kurrë kujtimet dhe kënaqësinë që e kam kaluar në klubin tim, në të cilat aty i mora hapat e parë dhe faleminderit shumë nga trajneri im Zijadin Kryeziu dhe të gjithë atletët e klubit atletik Rogana dhe pse jemi larg ne prapë do të bashkëpunojmë dhe t’i ndihmojmë njëri tjetrit.

Image

“Bota sot”: Çfarë janë kushtet për stërvitje?

Suad Kryeziu: Kushtet janë shumë të mira, kam afër stadiumin (dy kilometra) me shteg të atletikës dhe nuk është i vetëm ai stadium po ka dhe shumë të tjerë, po ashtu edhe terrene të ndryshme kemi shumë të mira që ndoshta çdo ditë të javës mund ta ndërrojmë terrenin dhe është një gjë shumë e mirë, kjo për shkak se nuk bëhet monotoni i njëjti ambient.

“Bota sot”: A përfituat sa ishit atlet në Kosovë?

Suad Kryeziu: Nuk mund të themi se kemi përfituar aq shumë në Kosovë nga atletika sepse me punën që kemi bërë ne, mendoj se nuk ka mjaftuar ajo ndihmë apo ato shpërblime, por vullneti i madh për punë dhe për të arritur rezultate sa më të mira, e kaluam çdo barrierë vetëm t’i arrijmë qëllimet tona.

“Bota sot”: Çka i mungon atletikës së Kosovës?

Suad Kryeziu: Atletikës së Kosovës i mungojnë shumë gjëra, në rend të parë është infrastruktura, pastaj vijnë edhe shumë gjëra të ndryshme, të investohet në talent të rinj dhe t’i japin rëndësi shumë gjeneratave sepse nëse nuk punohet me gjenerata të reja atëherë mendoj se nuk kemi bërë asgjë. Sepse atletika shkon në shuarje nëse nuk punojnë në atë drejtim dhe në shumë gjëra të ndryshme për të pasur sa më shumë masovitet dhe kualitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test