Bakraçi lufton për normë!

Atletika

Bakraçi lufton për normë!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 prill 2018 Në ora: 19:30
Bakraçi

Disa atlete pretendojnë të përgatiten për gjysmëmaratonën ndërkombëtare “Prishtina 2018’, disa për garat jashtë Kosovës. Atletja Gresa Bakraçi përgatitet për garën e Tivarit dhe për në Lihtenshtejn. Atletja e Besës nga Peja dhe e kombëtares së Kosovës, që garon në disiplinë 800 metra, shpreson ta sigurojë normën për garën e 9 qershorit në Lihtenshtejn.

“Jam në përgatitje shumë intensive, disa ditë në javë bëjë edhe tri herë stërvitje në ditë, ndërsa ditëve tjera dy herë në ditë pa ndërprerje. Ky vit do të jetë shumë i ngarkuar me gara jashtë shtetit, pasi që tani jam në listën e përfaqësuesve te para për garat ndërkombëtare. Por, gara e parë që jam duke u përgatitur fort dhe po tregoj rezultate shumë të mira në stërvitje është gara e Lihtenshtejnit që do të mbahet në qershor”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, Bakraçi. Ku stërviteni më shumë dhe sa jeni e kënaqur me kushtet?

“Tani jam në Pejë stërvitjet po i realizoj po në këto kushte që i jep qyteti i Pejës. Nuk jam e kënaqur aspak me kushte sepse unë po luftoj për normë që janë në pistë, ndërsa detyrohem të vrapoj në terren krose (parqe) dhe në Grykën e Rugovës (terren rrugor), që për mua është shumë e vështirë mi realizuar stërvitjet në këto lloje terrene, por dëshira e madhe për... 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat