Kenianët vijnë në Prishtinë, shtohen emocionet e gjysmëmaratonës

Atletika

Kenianët vijnë në Prishtinë, shtohen emocionet e gjysmëmaratonës

Nga: Kemajl Goca Më: 27 prill 2018 Në ora: 17:47
Pamje nga një garë

Gjithçka është gati për garën më të madhe të vitit në Republikën e Kosovës, për gjysmëmaratonën ndërkombëtare “Prishtina 2018”. Për herë të 18-të më radhë organizohet prej garave më prestigjioze në vendin tonë dhe sa vijnë e kalojnë vitet rritet gjithnjë e më shumë numri. Abdurrahman Shkodra, sekretar i përgjithshëm i Federatës Atletike të Kosovës, ka deklaruar se vetëm kanë arritur kenianët dhe përveç tyre, do të vijnë edhe atletë nga shtetet tjera.  

Gjysmëmaratona mbahet të dielën e 29 prillit (10.00) në relacionin Prishtinë – Fushë Kosovë – Kastriot – Prishtinë.  “Deri me tash janë regjistruar mbi 800 garues që do të marrin pjesë, ndërsa të shtunën në orën 20.00 përfundon regjistrimi.  Deri me tash gjithçka ka shkuar mirë sipas planit dhe jemi shumë të kënaqur me interesimin e madh të qytetarëve.

Veç kanë mbërri rreth 12 atletë kenianë për garën e madhe, pastaj janë edhe nga Kili, Turqia, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Mali i Zi etj.  Të shtunën presim të rritet edhe më shumë numri”, tha Shkodra për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Ardhja e atletëve kenianë pa dyshim se shton edhe emocionet në prag të garës së madhe, e cila ka shpërblimin 1200 euro për fituesin e garës në të dyja konkurrencat.

“Nga atletë elit të Kosovës pjesëmarrjen deri me tash e ka paraqitur Luljeta Shala – Zhegrova, e cila presim me përfaqësuar vendin tonë siç është më të miri. Presim që do të jetë konkurrencë më e fortë sidomos te meshkujt. Atmosfera është shumë e mirë, ka shumë qytetarë të interesuar sidomos pjesëmarrës vendorë dhe për çdo vit po rritet gjithnjë e më shumë veçmas ka shumë femra në krahasim me hera tjera. Çdo gjë është më atraktive se vitet e kaluara dhe kjo do të dëshmohet edhe në ditën e diel”, tha Shkodra. “Gjysmëmaratona fillon në orën 10.00 prej ‘Sheshit Skënderbeu’”,  thotë Shkodra. Kryetari i Federatës Atletike, Halil Sylejmani, është i kënaqur me ecurinë e organizimit të kësaj gare.  

Shpërblimet për femrat e për meshkuj

Vendi i parë: 1200 euro

Vendi i dytë: 900

Vendi i tretë: 700

Vendi i katërt: 500

Vendi i pestë: 400

Vendi i gjashtë: 300

Vendi i shtatë: 200

Vendi i tetë: 100

Vendi i nëntë: 70

Vendi i dhjetë: 50

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat