Tirroni nga Kosova senzacion në Shqipëri, por brengoset që nuk po e ndihmon Komuna e tij - Bota Sot
Tirroni nga Kosova senzacion në Shqipëri, por brengoset që nuk po e ndihmon Komuna e tij

Atletika

E shtunë, 20 tetor 2018

Tirroni nga Kosova senzacion në Shqipëri, por brengoset që nuk po e ndihmon Komuna e tij

Nga: Kemajl Goca Më: 21 maj 2018 Në ora: 17:54
Tirron Mamusha

Atleti nga Gjakova, Tirron Mamusha, dëshmojë paraqitje jashtëzakonisht të mirë në Gjysmëmaratonën ndërkombëtare të Beratit.  Mamusha u tregua shumë i fortë në shteg, duke arritur në vendin e dytë me kohë të kaluar për 1:24:41 orë. Vendi i dytë është senzacion në Shqipëri sepse ia doli në një konkurrencë shumë të fortë. “U mbajt edicioni i gjashtë i Gjysmëmaratonës së Beratit, në një mot të nxehtë, 30 gradë celsius, vrapuan atletët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Serbia.

Image

Me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta

Ishte moti i nxehtë ku edhe vështirësojë pak garën, por në fund jam i lumtur me kohën dhe rezultatin e treguar. Synimet në garat tjera është mitingu ndërkombëtar në Elbasan Arena, dhe atje synoj plasman në top – 3. Në Gjysmëmaratonën e Beratit ishim 4 atletë nga Klubi Gërmia555 e Prishtinës, si Qëndresa Ramadani që zuri vendin e 2-të në kategorinë e femrave, pastaj morën pjesë Bekim Fetahu e Albion Ymeri”, tha Mamusha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Image

Tirroni me të verdha

Djaloshi 23 vjeçar është plot energji dhe ka synime të mëdha gjatë këtij viti. Ai tregon se kush i ndihmon më shumë:  “Vetëm Klubi Gërmia555 me ndihmon në anën financiare (pr mbulimin e shpenzimeve të garave), ndërsa as nga Komuna e Gjakovës dhe Shteti nuk me ofron kushte".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test