Atletët e Kosovës me synime të mëdha për në Kampionatin Evropian

Atletika

Atletët e Kosovës me synime të mëdha për në Kampionatin Evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 7 qershor 2018 Në ora: 12:10
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës synon rezultate sa më të mira në Kampionatin Evropian të shteteve të vogla në atletikë, e cila mbahet me 9 qershor në Lihtenshtajn. Atletët janë mjaft mirë të përgatitur dhe secila me synime sa më të mëdha.

Në këtë garë do të marrin pjesë: Edis Ahmeti (100 metra), Astrit Kryeziu (400 metra), Musa Hajdari (800 metra), Gresa Bakraçi (800 metra), ndërsa trajner Kadri Kaçanolli dhe në ekspeditë është edhe Abdurrahman Shkodra, sekretar i përgjithshëm i Federatës Atletike të Kosovës.  Kryetari i Federatës, Halil Sylejmani,  tha se është një kampionat interesant dhe në fakt pret edhe medalje nga atletët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat