Halil Sylejmani krenar, Hajdari është përzgjedhur nga Federatën Ballkanike

Atletika

Halil Sylejmani krenar, Hajdari është përzgjedhur nga Federatën Ballkanike

Nga: Kemajl Goca Më: 20 qershor 2018 Në ora: 19:07
Halil Sylejmani krenar, Hajdari është përzgjedhur nga Federatën Ballkanike

Musa Hajdari është i motivuar për të shënuar sukses në një garë të rëndësishme. Edhe kryetari i Federatës Atletike, Halil Sylejmani, ka besim të madh të ky atlet dhe është më së optimist se do të arrijë sukses. “Atleti i kombëtares së Kosovën Musa Hajdari është përzgjedhur nga Federatën Ballkanike që ta përfaqësoj Ballkanin në garën ndërkombëtare në mes Ballkanit dhe Shteteve Baltike që do mbahet në Bjellorusi - Minsk, që nis me 22 qershor. Hajdari është Atleti i parë që përzgjidhet nga Federata Ballkanike për ta përfaqësuar Ballkanin në një eveniment të përmasave të tilla.

Kryetari Halil Sylejmani gjatë përcjelljes së atletit Musa Hajdari theksoj se rezultatet e Hajdarit që ka treguar me vite të tëra e ka bërë krenare atletiken kosovare dhe me rezultatet e treguara ka mundësuar qe edhe si Federatë Atletike e Kosovës të japim kontributin tonë në përfaqësimin e federatës Ballkanin në Gara të nivelit të tillë”, thuhet nga Federata Atletike e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat