Atletikë, Diamond League starton me rekord të ri botëror - Bota Sot
Atletikë, Diamond League starton me rekord të ri botëror

Atletika

E martë, 23 tetor 2018

Atletikë, Diamond League starton me rekord të ri botëror

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 18:37
Diamond League

Atletika botërore regjistron një rekord të ri, atë të 3000 metrave me pengesa për femra, në Diamond League të Monacos. Ishte Beatrice Chepkoech ajo që e vendosi këtë rekord të ri, me 8’44″32 duke thyer atë të vendosur nga Ruth Jebet në Paris në 2016-ën, 8’52″78.

Edhe në garën e meshkujve të 3000 metra me pengesa u regjistrua një rekord, ai i Diamond League. Ai që e arriti këtë ishte marokeni Sufiane El Bakkali me kohën 7’58″15 që përbën edhe rezultatin më të mirë personal të tij.

Garën e 100 metrave për femra në Diamond League e fitoi atletja nga Bregu i Fildishtë Marie Josee Ta Lou me 10.89 sekonda, e ndjekur nga bashkëkombësja e saj Murielle Ahoure dhe xhamajkania Elaine Thompson.

Për t’u regjistruar është edhe gara e 400 metrave për femra, që pati një rekord të Diamond League e regjistruar nga atletja nga Bahamas Shaunie Miller-Uibo me 48.98 sekonda.

E njëjta histori edhe në 1500 metra për meshkuj, ku fitoi keniani Thimothy Cheriuyot me kohën rekord të Ligës 3’28″41, ndërsa në garën e 800 m për femra triumfoi afrikano-jugorja Caster Semenya, me kohën rekord të mitingut 1’54″60. Ndërsa në garën e 200 m për meshkuj shkëlqeu amerikani Noah Lyles me kohën rekord të Ligës, 19.65 sekonda.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test