Rumunët dominuan, Hajdari ia zbardhi fytyrën Kosovës

Atletika

Rumunët dominuan, Hajdari ia zbardhi fytyrën Kosovës

Nga: Shaban Sinani Më: 22 korrik 2018 Në ora: 13:05
Halil Sylejmani dhe Musa Hajdari

Me gjithsej 23 medalje 9 të arta, 8 të argjendtë dhe 4 të bronzit Përfaqësuesja e atletikës së Rumanisë me 23 medalje të fituara prej të cilave 9 të arta, 8 të argjendtë dhe 4 të bronzit është fituese e Kampionatit Ballkanik të Atletikës që u mbajtë në Stara Zagora të Bullgarisë. Në vendin e dytë doli Greqia me gjithësejt 22 medalje 8 të arta, 9 të argjendtë dhe 5 të bronzit, ndërsa në vendine tretë është Serbia me gjithësejtë 12 medalje të fituara 8 të arta 2 të argjendtë dhe 2 të bronzit. Në këtë event sportive të atletikës morën pjesë mbi 600 atletë nga 19 shtete të rajonit që është më masoviki deri më tani, këtë e pohoi kryetari i Federatës Ballkanike të Atletikës Dobromir Karamarinov, para të pranishmëve në hapjen solemne “Atletët nga vendet ballkanike në bazë të cilësisë dhe rezultateve që kanë lirishtë mund të konkurrojnë me atletët më të mirë europian dhe botërorë”. Maqedonia në këtë ballkandiadë mori pjesë me 20 garues në kategorinë e meshkujve dhe atë të femrave.

Image

Ashtu siç pritej rezultat më të mirë shënoi Dario Ivanovski në disiplinën 3000 metra me rezultat 8 minuta, 17 sekonda e 65 të qindtat. Seleksionuesi Gjorgji Vuçkov theksoi se nuk është i kënaque në asnjë mënyrë me këto rezultate “Rezultate shumë të dobëta me angazhim shumë dobët, interisim i ulët për të shënuar rezultat të mira” tha ai. Ndyshe Maqedonia fitoi vetëm 6 pikë.

Përfaqësuesja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës mund të mburen vetëm me atë se fituan nga një medalje të argjendtë. David Nikolli i Shqipërisë në disiplinën 5000 metra doli I dyti me rezultatin 14.32.22. Reprezentuesi i Kosovës Musa Hajdari fitoi medaljen e argjendtë në displinën 800 metra me rezultatin i 48 sekonda e 29 të qindtat. Në fund duhet të theksojmë se i pranishëm në këtë Kampionat Ballkanik të Atletikës ishte edhe gazetari i ART Channel, Shaban Sinani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat