Hajdari: Kemi rrezikuar - Bota Sot
Hajdari: Kemi rrezikuar

Atletika

E enjte, 18 tetor 2018

Hajdari: Kemi rrezikuar

Nga: Kemajl Goca Më: 22 korrik 2018 Në ora: 14:43
Hajdari: Kemi rrezikuar

Atleti i kombëtares së Kosovës, Musa Hajdari, me gjithë telashet me muskulin e këmbës, dëshmoi cilësitë e tija në Kampionatin Ballkanik, që u mbajt në Stara Zagora të Bullgarisë. Hajdari, ndryshe është anëtar i klubit Rogana, fshat nga Komuna e Dardanës, zuri vendin e dytë në disiplinën 800 metra, me kohë të kaluar për 1:48.29 minuta.

Në një konkurrencë të tmerrshme Hajdari ia doli të jetë i dyti dhe është hera e tretë që fiton titullin e nënkampionit të Ballkanit.  Hajdari për gazetën kombëtare “Bota sot”, tha se vërtet ka qenë rrezik, për shkak të problemit që kishte me muskulin e këmbës.  

“Realisht ka qenë rrezik mos mu paraqit fare në garë, duke pasur parasysh një tërheqje muskulore dhe shkaku i kësaj jam tërhequr nga disiplina 1500 metra. Në mungesë të fizioterapeutit dhe mjekut të ekipit, u dashtë vet mi bë disa tretmane dhe mu aftësuar për garë, ku kemi rrezikuar dhe kam hyrë në garën në 800 metra, duke përfunduar në mënyrën më të mirë.

Një sukses i madh, duke pasur parasysh që marrin pjesë 18 shtete, po ashtu edhe Ukraina dhe Izraeli, që nuk janë pjesë e Ballkanit. Ka qenë një konkurrencë e fortë dhe e tmerrshme”, tha Hajdari, i cili tregoi shpirt luftarak dhe një teknikë të përsosur gjatë vrapimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test