Atletja Gresa Bakraqi përfundoi garimin e saj në Kampionatin Evropian të atletikës, që po mbahet në Berlin të Gjermanisë. Atletja jonë garoi në disiplinën 800 metra dhe doli e fundit në baterinë e saj, me kohë 2:14.22 sekonda, duke mos arritur të kualifikohet në gjysmëfinale. Të enjten garon Musa Hajdari në disiplinën 800 metra.