Mbeti pa medalje - Bota Sot
Mbeti pa medalje

Atletika

Mbeti pa medalje

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 10:52
Izmir Smajlaj

Izmir Smajlaj u rendit i gjashti në finalen e kërcimit së gjati në kampionatin europian të Atletikës, që po mbahet në Gjermani. Por, atleti shkodran akuzon nëpërmjet një statusi në Facebook, për manipulime në rezultat, në kërcimin e tij të tretë. Më poshtë, reagimi i plotë i Smajlajt.: Si fillim dua tiu falenderoj per mbeshtetjen e vemendjen qe me kushtuat keto 2 dite ne garen time kualifikuese dhe finale.
Por, me vjen keq qe dhe ne “Kampionatin Europian” te zhvilluar ne Berlin, te kete manipulime ne rezultat ( mund te shikoni videon per te pare te verteten e kercimit te 3-te i cili u deklarua 7,47m e me pas ma dhane 7,73m, duke mos qene te verteta asnje prej tyre ). Ky gabim teper i rende dhe teper i qarte per te gjithe, me demtoj imazhin tim si Kampion Europian i sallave te mbyllura aktual, si dhe me demtoj moralisht qe te isha ne zonen e medaljeve kete vit. Une, si atlet dhe bashke me “Federaten Shqiptare te Atletikes”, kemi denoncuar kete rast ne institucionet perkatese si ne IAAF, dhe gjate kohes po behen verifikimet e duhura. Shpresoj me te miren!
Ju falenderoj e ju premtoj qe ne vazhdim do te ngjitem ne podium ne cdo kampionat per te nderuar Shqiperine dhe shqiptaret!".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...