Musa Hajdari ka përfunduar garimin në Kampionatin Evropian të atletikës, që po mbahet në Berlin të Gjermanisë, disiplina 800 metra. Atleti ynë nuk arriti të kualifikohet në gjysmëfinale.
Ai doli i fundit në baterinë e tij, kurse në përgjithësi i 30-ti nga 33 garues. Musa pati kohën 1:49.47 sekonda. Garuesi i fundit që u kualifikua në gjysmëfinale, pati kohën 1:48.14 sekonda, bëri të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.