Gega: Nuk mund të vrapoja

Atletika

Gega: Nuk mund të vrapoja

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 12:04
Gega: Nuk mund të vrapoja

Atletja Luiza Gega përmes një postimi në faqen e saj zyrtare ne “Facebook” ka konfirmuar se për të sezoni 2018 është mbyllur. Gara finale e 3000 metrave me pengesa në Europianin e atletikës të zhvilluar në Berlin ka qenë e fundit në pistë për Gegën për këtë sezon, e cila tashmë do të nisë pushimet. Atletja shprehet se për të ky vit ka qenë i mirë në rezultate, më i mirë se një vit më parë.

“Pas një analize të këtij sezoni, më shumë më lumturon fakti se një vit më parë, qaja çdo ditë, sepse nuk mund të vrapoja (ishte e dëmtuar). Ndërsa sot i kam arritur pothuajse të gjitha objektivat dhe jam gati për të vendosur objektiva të rinj”, shprehet Luiza Gega, që e mbylli këtë sezon me një vend të katërt në Europian.

Më tej, atletja kuqezi shton: “Edhe në sport njeriu nuk kënaqet me atë që arrin dhe kërkon më shumë nga vetja, sidomos kur besoj se i ke mundësitë për t’i arritur ato. Tani do të bëj pak pushim, por jo 100% pasiv, pasi dua të jem gati për Maratonën e Tiranës (më 7 tetor)”, deklaron Luiza Gega.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat