Bakraçi: Fitova shumë tituj dhe përjetime të reja - Bota Sot
Bakraçi: Fitova shumë tituj dhe përjetime të reja

Atletika

E diel, 18 nëntor 2018

Bakraçi: Fitova shumë tituj dhe përjetime të reja

Nga: Kemajl Goca Më: 24 gusht 2018 Në ora: 18:26
Bakraçi: Fitova shumë tituj dhe përjetime të reja

Atletja e kombëtares së Kosovës, Gresa Bakraçi, njëherësh pjesë e klubit Besa nga Peja, shpreh shqetësimet e saja, për faktin se në mungesë të tartanit po stërviten në terrene të ndryshme dhe të papërshtatshme.  Gresa vrapon në 800 metra dhe në 10.000 metra, ku e kishte një vit jashtëzakonisht të mirë.

“Bota sot”: Përgatiteni për disa gara dhe me çfarë synimesh?

Gresa Bakraçi: Tani kanë mbaruar garat ndërkombëtare të këtij viti. Kanë mbetur vetëm disa mitingje dhe disa gara rrugore. Akoma se kam marr pushimin aktiv, pasi që jam në formë dhe dua ta shfrytëzoj formën edhe për disa gara të këtij viti që do të realizohen brenda një muaj. Kuptohet synoj fitore tek secila dhe rezultat të mirë.

“Bota sot”: A do të garoni në maratonën e Tiranës?

Gresa Bakraçi: Po, do të garoj dhe jam duke bërë përgatitje mjaft të mira për të, pasi marrin pjesë shumë garues ndërkombëtar dhe është gara më e madhe në trojet shqiptare, ku edhe organizatorët e garës më kanë dërguar ftesë që të marrë pjesë në këtë garë.  Unë do të vrapoj me kësmet në disiplinën 10 kilometra, ku synoj të jem në 3-shen më të mirë në këtë disiplinë .

“Bota sot”: A ishte vit i mirë?

Gresa Bakraçi: 2018-tën do ta kujtoj si ndër vitet më të mira deri tani. Ka qenë një vit me plot suksese dhe plot përjetime shumë të mëdha. Që në fillim të vitit kam pas paraqitje shumë të mirë në secilën garë, gjithashtu u ktheva edhe me medalje nga Lihtenshtajni (Kampionati i Evropës për shtetet në zhvillim) në disiplinën 800 metra. Jam shumë krenare me punën që e kam bë dhe që suksesi më është shpërblye. Isha e përzgjedhur gjithashtu që të vrapoj në Kampionatin Evropian, ndjenjë që nuk e zëvendësoj me asgjë në botë.  Mësova shumë gjëra të reja, fitova shumë tituj dhe përjetime të reja.

“Bora sot”: Çfarë i mungon atletikës?

Gresa Bakraçi: Tani këtë përgjigje pothuajse e keni marrë nga shumica se çka i mungon atletikës dhe se e kemi cek sa e sa herë qe ajo nuk vlerësohet si sport në krahasime çfarë vlerë ka. Por po e mbylli shumë shkurt: Atletikës gjëja që i mungon më së shumti është tartani (pista) ne vrapojmë dhe luftojmë me konkurrent në tartan, ndërsa stërvitjet i bëjmë në pargje (terren kros), në rrugë dhe shumë terrene të tjera që nuk janë afër të krahasohen me stadium 400 metra dhe një tartan i vlefshëm për t’u stërvit, pra është një fatkeqësi e madhe për ne si sportistë.  Kur na mungon më e rëndësishmja e këtij sporti atëherë për tjerat nuk po flas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test