Ramadani, gati për Buenos Aires

Atletika

Ramadani, gati për Buenos Aires

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 11:27
Ramadani, gati për Buenos Aires

Atleti Muhamet Ramadani do të garojë sot në ditën e gjashtë të Lojërave Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018, që po mbahen në Buenos Aires të Argjentinës.16-vjeçari do të garojë në disiplinën hedhje e gjyles 5 kilogramë.
Ramadani fillon garat prej orës 19:45 me kohën tonë lokale, ndërsa prej orës 14:45 me kohën lokale të Argjentinës.
Muhameti është përgatitur gjatë këtyre ditëve në Buenos Aires 2018 me trajnerin e tij, Mustafë Rrustemi, derisa synimet e tyre janë hedhja e gjyles në lartësi mbi 18.50 metra.
Muhameti është garuesi i parafundit i Ekipit Olimpik të Kosovës që garon në LOR Buenos Aires 2018.
Të dielën garon boksieri, Erdonis Maliqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat