Ramadani tregon arsyet e largimit nga Gërmia

Atletika

Ramadani tregon arsyet e largimit nga Gërmia

Nga: K. G. Më: 24 tetor 2018 Në ora: 17:21
Ramadani tregon arsyet e largimit nga Gërmia

Atletja Qëndresa Ramadani konfirmoi edhe zyrtarisht se nuk është pjesë e klubit “Gërmia555” nga Prishtina. Ramadani një periudhë ka qenë pjesë e klubit atletik “Gërmia555”, por ka treguar arsyet e largimit të saj përmes një komunikate. “Dua t’ju njoftoj se nga nesër më nuk do jem pjesë e grupit atletik Gërmia555 dhe njëkohësisht ti falënderoj nga shpirti për të gjitha momentet e bukura të kaluara së bashku, jeni padyshim e do mbeteni inspirim për shumë njerëz që e duan vrapimin.

Padyshim se ky vendim i imi ka qen tepër i vështirë por ekziston një arsye për këtë e ajo është financiare. E dimë të gjithë se sportistët kudo në Kosovë po e kanë të vështirë mbështetjen prandaj edhe unë qe një kohë të gjatë po hasi në vështirësi. Shumicën e vrapimeve këtë vit financiarisht e kam mbuluar vet, pa harru edhe ndihmën e familjes.

Së fundi jam njoftuar nga grupi se po e kanë të vështirë dhe nuk po arrijnë të gjejnë sponsorë të më mbështesin financiarisht për maratonën e Athinës, garë në të cilën nuk mund të marrë pjesë me të ardhurat e mia. Prandaj e kam pa të arsyeshme që tash e tutje rrugëtimin tim si vrapuese ta bëjë vet. Të kërkoj sponsorë vet edhe pse do jetë sfiduese por më duhet të luftoj vet për të realizuar ëndrrat e mia.

Besoj që në çdo garë që kam marrë pjesë kam jep maksimumin tim, qoftë me rezultate, qoftë me sjelljet e mia dhe e kam përfaqësuar më së miri grupin ‘’Gërmia 555’’.

Grupit u dëshiroj gjithë të mirat dhe u jam falënderuese për të gjitha momentet e bukura”, shkruan Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat