Shuhet ëndrra e Usain Boltit

Atletika

Shuhet ëndrra e Usain Boltit

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 13:53
Shuhet ëndrra e Usain Boltit

Shuhet ëndrra e atletit Usain Bolt për t’u bërë futbollist profesionist në Australi. “Mbreti” i sprintit olimpik nuk ka arritur të gjejë marrëveshjen ekonomike me drejtuesit e Central Coast Mariners. Klubi në fjalë la lajmëruar se periudha e pacaktuar e provës për Bolt ka përfunduar.

Sikurse njoftojnë nga Australia, Central Coast i kanë ofruar 150 mijë dollarë australianë në sezon dhe mundësinë për ta rritur këtë shifër nëse afrohen sponsorë të jashtëm, por përfaqësuesit e 8 herë fituesit të medaljes së artë në Olimpiadë e kanë hedhur poshtë ofertën. Bolt, që në futboll nuk është në një nivel të lartë, është stërvitur me Mariners gjatë shtatorit dhe tetorit, por ka zbritur në fushë vetëm në disa ndeshje miqësore.

Pronari i Mariners, Mike Charlesworth, është shprehur se “ishte një kënaqësi të punoje me Bolt, për të kërkuar që të realizohej ëndrra e tij si futbollist profesionist. Bashkëpunimi ishte në favor të të dyja palëve, sepse prania e Bolt ka tërhequr vëmendjen si për Mariners ashtu edhe për kampionatin australian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat