Desisa fiton me “fotofinish”

Atletika

Desisa fiton me “fotofinish”

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 17:12
Desisa fiton me “fotofinish”

Emocione dhe rivalitet në edicionin nr.48 të Maratonës së famshme të Nju Jorkut, ku morën pjesë mbi 50 mijë persona. Gara më e famshme e vrapimit në botë këtë vit ka dhurar emocione të mëdha, sidomos te meshkujt, me një rivalitet “kokë më kokë” mes dy atletëve etiopianë. Lelisa Desisa triumfoi me kohën 2h05’59”, duke lënë pas me vetëm dy sekonda patriotin e tij Shura Kitata.

Dy atletët afrikanë i dhanë jetë një gare të fortë mes tyre deri në metrat e fundit, duke e lënë të hapur emrin e fituesit, gjë që nuk kishte ndodhur më parë në këtë maratonë, ku fituesi të vendosej në metrat e fundit dhe diferencat mes dy të parëve të ishin kaq të vogla. Ata ishin protagonistë të një pjesë të dytë të garës së jashtëzakonshme, duke e ngritur ndjeshëm nivelin e maratonës.

Te femrat, rikthehet te fitorja atletja keniane Mary Keitany, që triumfoi në Maratonën e Nju Jorkut për të katërtën herë në karrierën e saj. E shkëlqyer pjesa e dytë e garës e atletes keniane, që përshkoi 21 kilometrat e dyta në 67 minuta, duke u shkëputur dhe garuar e vetme. Keitany triumfoi duke dhënë kohën 2h22’48”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat