Mimoza Kusari, Tirron Mamusha dhe shumë të tjerë në Athinë! - Bota Sot
Mimoza Kusari, Tirron Mamusha dhe shumë të tjerë në Athinë!

Atletika

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Mimoza Kusari, Tirron Mamusha dhe shumë të tjerë në Athinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 19:13
Gjatë një stërvitje

Me optimizëm u nisën dhe me një synim të qartë, që të shënojnë rezultate sa më të mira në maratonën ndërkombëtare të Athinës. Është fjala për klubin atletik Gërmia555, e cila gjithnjë e më shumë po rritet jo vetëm për nga garuesit por edhe nga cilësia dhe sukseset që po shënojnë qoftë vendore qoftë në rrafshin ndërkombëtar.

Klubi maratonik Germia555 merr pjesë në maratonën autentike të Athinës e cila mbahet të dielën (me 11 nëntor). Nga klub Germia555 marrin pjesë 14 garues, që të gjithë do ta përshkojnë shtegun 42.195 kilometra.

“Nuk është hera parë që Gërmia555 merr pjesë nëpër kësi lloj maratona ndërkombëtare, ku vitin e kaluar ishin ne Maratonën e Romës”, tha atleti gjakovar Tirron Mamusha. Garuesi së do të marrin pjesë janë: Mimoza Kusari – Lila (deputete e Kosovës), Ukë Gashi, Tirron Mamusha, Nebahate Maqastena, Armend Mullarama, Jetmir Nuka, Saranda Rexha, Albana Kusari, Florentina Lama, Petrit Hoxha, Bujar Hoxha dhe Rita Zeqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test