Adoleshentja shqiptare tërheq vëmendjen e të gjithëve - Bota Sot
Adoleshentja shqiptare tërheq vëmendjen e të gjithëve

Atletika

Adoleshentja shqiptare tërheq vëmendjen e të gjithëve

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 16:07
Elina Xhengo

Elina Xhengo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në Greqi me rezultatet e shkëlqyera që po arrin në atletikë. Adoleshentja shqiptare, e cila garon për shtetin fqinj në hedhjen e shtizës, është zgjedhur si sportistja europiane më e mirë për muajin tetor.

16- vjeçarja me origjinë nga qyteti i Korçës ka arritur të marrë më shumë vota nga të gjithë në votimin e bërë në rrjetet më të mëdha sociale.

Ajo mori 3470 vota duke lënë pas ukrainasen Jaroslava Mahuiçik dhe bullgaren Aleksandra Naçeva. Elina Xhengo i dhuroi medaljen e artë Greqisë në Lojërat Olimpike Rinore “Buenos Aires 2018”, ku vendosi edhe një rekord të ri botëror 63.34 metra, duke ngritur flamurin grek në shkallën më të lartë të podiumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test