Mo Farah: Do të garoj në Maratonën e Londrës - Bota Sot
Mo Farah: Do të garoj në Maratonën e Londrës

Atletika

Mo Farah: Do të garoj në Maratonën e Londrës

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 18:54
Mo Farah: Do të garoj në Maratonën e Londrës

Katër herë kampioni olimpik në garat e 5 dhe 10 mijë metrave, atleti britanik Mo Farah, ka bërë me dije se do të garojë vitin e ardhshëm në Maratonën e Londrës, me objektivin e qartë për ta fituar atë dhe për të vendosur një rekord të ri botëror. Farah debutoi këtë vit në maratonën e shtëpisë, ku u rendit në vendin e tretë, ndërsa një muaj më parë ai triumfoi në Maratonën e Çikagos, ku vendosi rekord europian. Ky rezultat ka motivuar Farah, që tani synon të bëjë një hap më tej.

Atleti 35-vjeçar ka konfirmuar se objektivi i tij do të jetë gara e maratonës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ku do të synojë medaljen e artë. “Jam i lumtur të konfirmoj pjesëmarrjen time në Maratonën e Londrës vitin tjetër. Kjo është një garë speciale për mua, pasi do të kem mundësi të garoj para fansave të mi, në rrugt e vendit tim dhe atmosfera që krijohet aty nuk e gjen në asnjë vend tjetër. E ndiej që do të bëj një paraqitje më të mirë se ajo e këtij viti”, u shpreh Mo Farah.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test