Skandali dopingut - Bota Sot
Skandali dopingut

Atletika

Skandali dopingut

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 12:19
Pezullimi i Rusisë nga të gjitha eventet ndërkombëtare të atletikës

Pezullimi i Rusisë nga të gjitha eventet ndërkombëtare të atletikës do të vazhdojë të jetë në fuqi edhe për vitin 2019. Edhe pse pritej që Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) të hapte “dritën jeshile”, bordi drejtues i mbledhur në Montekarlo ka lënë në fuqi pezullimin pa afat të atletikës ruse, për shkak të skandalit doping.

WADA, pak muaj më parë, vendosi të rihapë laboratorin e saj në Moskë, pas një marrëveshje të arritur më Rusada (antidopingun rus) dhe u mendua se të njëjtin veprim do të ndërmerrte edhe atletika. Por drejtuesit e IAAF vendosën të mos bëjnë prapakthehu, të paktën për momentin, duke lënë në fuqi pezullimin.

IAAF ka bërë me dije se sportistët rusë mund të vazhdojnë të garojnë në aventet ndërkombëtare si neutralë, për sa kohë që të bindet se janë krijuar kushtet që ata të garojnë nën flamurin e evndit të tyre. “Ne besojmë se shumë shpejt ata do të plotësojnë kriteret e vendosura nga ne. Disa hapa përpara janë bërë, por duhet që Rusada të japë akses të plotë të kontrollit antidoping ndaj sportistëve rusë”, thanë drejtuesit e IAAF.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...