Sa shumë e do Kosovën norvegjezi! Për një arsye ka ardhur në Prishtinë - Bota Sot
Sa shumë e do Kosovën norvegjezi! Për një arsye ka ardhur në Prishtinë

Atletika

Sa shumë e do Kosovën norvegjezi! Për një arsye ka ardhur në Prishtinë

Nga: Kemajl Goca Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 10:49
Svein Arne Hansen

Kosova i ka pëlqyer shumë dhe sa herë ka ardhur në shtetin tonë, është ndier sikur në shtëpinë e tij. Është fjala për presidentin e Federatës Evropiane të Atletikës (EAA),  Svein Arne Hansen. Ai këto ditë qëndrojë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë dhe mori pjesë në solemnitetin madhështor të Federatës së Atletikës së Kosovës, me rastin e shpalljes së më të mirëve për vitin 2018.   Hansen është norvegjez dhe mik i madh i presidentit të Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani. 

Image

Halil Sylejmani dhe Hansen

Por ardhja e tij e bëri edhe më madhështor solemnitetin! Hansen e do fort Kosovën dhe dëshira e tij është që një ditë ta shoh kryeqytetin me një stadium madhështor. Ai ka ardhur për  një arsye, për respektin që ka për Kosovën, për atletikën, për Halil Sylejmanin dhe për ta nderuar  solemnitetin e Federatës Atletike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...