Mbretëresha e Kosovës - Bota Sot
Mbretëresha e Kosovës

Atletika

Mbretëresha e Kosovës

Nga: K. G. Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 12:30
Mbretëresha e Kosovës, Gresa Bakraqi

Atletja e klubit Besa nga Peja,  Gresa Bakraqi, është shpallur më e mira për vitin 2018 nga Federata Atletike e Kosovës. “Më kurorëzuan me çmimin "MBRETËRESHA E ATLETIKËS" duke u shpallur SPORTISTE e vitit 2018.
Ky çmim i dedikohet personave qe unë sot ndihem krenare që i kam pranë vetës.
Së pari i falënderohem Zotit për shëndetin që ma ka dhënë , pastaj familjes që më qëndruan pranë në çdo moment për ti arritur ëndrrat e mija për të cilat jam duke punuar ditë e natë.
Gjithashtu i falënderohem personit tim të jetës i cili më gjendet pranë në çdo vendim që marr në jetë. Dhe në fund i falënderohem personit që me planet e tij të jashtëzakonshme unë po forcohem çdo ditë e më shumë trajnerit tim Adnan Demalia ku i them faleminderit që më realizove ëndrrën time duke fituar çmimin ndërkombëtarë”m shkruan Bakraqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...