Kryeziu në qiellin e shtatë, Hansen i bie diçka nga Europa! - Bota Sot
Kryeziu në qiellin e shtatë, Hansen i bie diçka nga Europa!

Atletika

Kryeziu në qiellin e shtatë, Hansen i bie diçka nga Europa!

Nga: K. G. Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 12:37
Halil Sylejmani, Zijadin Kryeziu dhe Svein Arne Hansen

Zijadin Kryeziu, trajneri i klubit më të mirë atletik në Kosovë po ashtu është përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës, u shpall trajneri më i mirë në vendin tonë nga Federata Atletike e Kosovës. Kryeziu në qiellin e shtatë, Hansen i bie diçka nga Europa!

 “Dje në Gala mbrëmjen e Federatës Atletike të Kosovës ishte prezent edhe presidenti i Federatës Evropiane Svein Arne Hansen, ai me vete kishte sjellur çmimin që ndanë Federata Evropiane për kontributin e shkëlqyeshëm të trajnerëve në Mbretëreshën e Sporteve ndër vite. Juria e EAA për vitin 2018 për këtë çmim kishte përzgjedhur emrin tim. Duke u bazuar në rrethanat që kam vepruar si trajner ky çmim është më i rëndësishëm në karrierën time si trajner për shumë arsye. Konsideroj se ky çmim nuk është vetëm sukses i imi por, i të gjitha gjeneratave të atletëve e atleteve që kemi rrugëtuar së bashku ndër vite, në kohen më të vështirë dhe me kushtet më të vështira por pa u dorëzuar asnjëherë përballë sfidave dhe pengesave të ndryshme”, shkruan Kryeziu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...